LAJME

Kurti takoi personalitetet kyçe në organizimin e Lojërave Olimpike Paris 2024: Franca është partnere e rëndësishme për organizimin e “Prishtina 2030”

Kurti takoi personalitetet kyçe në organizimin e Lojërave Olimpike Paris 2024: Franca është partnere e rëndësishme për organizimin e “Prishtina 2030”
TV Prizreni
TV Prizreni
10 Nëntor 2026, 13:01

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është takuar me ambasadorin francez për Sportin, Damien Combredet-Blassel, ambasadorin e Francës në Kosovë, Jean-François Huchet, si dhe personalitete kyçe në organizimin e Lojërave Olimpike Paris 2024, përfaqësues të France Sport Expertise.

Zyra e Kryeministrit njofton se në takim u diskutua për aspektet përgatitore, nga bashkërendimi institucional deri tek infrastruktura e nevojshme për organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”.

“Morëm këshilla për veprimet dhe vendimet që duhet t’i kemi prioritet, përfshirë qeverisjen dhe menaxhimin, planifikimin e prokurimit dhe zbatimin. Caktimi i afateve dhe ndarja e përgjegjësive, sikurse kostot dhe burimet e financimit, duhet të jenë të qartësuara për rrugën përpara”, tha kryeministri Kurti.

Kryeministri Kurti shtoi se me marrëveshjen e kredisë me AFD-në për investime infrastrukturore në kuadër të përgatitjeve për Lojërat Mesdhetare dhe Deklaratës së Synimit për themelimin e Komitetit të përbashkët për këto lojëra, të nënshkruara në fund të muajit korrik, Franca është partnere e rëndësishme për organizimin e “Prishtina 2030”.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika