Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim mirëseardhës komandantin e ri të KFOR-it në Kosovë, gjeneral major Özkan Ulutaş.
Kurti takoi komandantin e ri të KFOR-it, diskutuan për zhvillimet aktuale dhe situatën e sigurisë në vend

Sipas një njoftimi nga Zyra e Kryeministrit, gjatë takimit ata diskutuan për zhvillimet aktuale, me theks mbi situatën e sigurisë, si dhe për rëndësinë e bashkëveprimit dhe bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të sigurisë të vendit dhe të misionit të NATO-s në Kosovë.
“Duke i uruar mirëseardhje përsëri në Kosovë dhe duke i dëshiruar suksese në mandatin e dytë si komandant i KFOR-it, kryeministri Kurti theksoi gatishmërinë dhe angazhimin e tij dhe të Qeverisë për bashkëpunim të ngushtë me KFOR-in në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në të gjithë territorin e vendit”, thuhet në njoftim.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

