Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në një takim komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, për të diskutuar rreth vizitës së sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në Kosovë më 11 mars.
Kurti takoi komandantin e KFOR-it, diskutuan për vizitën e Ruttes në Kosovë

Zyra e kryministrit në një komunikatë për media, ka njoftuar se gjatë takimit të premten u bisedua për përgatitjet që po bëhen për këtë vizitë të rëndësishme, si dhe për çështjet e sigurisë dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm mes institucioneve të Kosovës dhe KFOR-it.
“Qeveria e Kosovës vazhdon të thellojë bashkëpunimin me misionin e NATO-s në Kosovë, me synimin për të forcuar sigurinë dhe stabilitetin në rajon”, thuhet tutje në njoftim.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Trusti me rekord historik, 312 milionë euro fitim nga investimet në gjashtë muaj

FSK gati për misionin në Gaza, katër pjesëtarë i bashkohen shtabit të misionit

Refuzoi kontrollin doganor në Vërmicë, përballet me gjobë deri në 3 mijë euro

