Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti në takim anëtarët e Bordit Drejtues të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, të emëruar në mbledhjen e 86-të të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Në emër të Bordit, zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku, njëherësh edhe Kryesuese e Bordit, e njoftoi kryeministrin Kurti për mbledhjen konstituive të mbajtur dje dhe për vendimet e marra në këtë mbledhje.
Në komunikatën e zyrës së kryeministrit Kurti thuhet se, përveç zgjedhjes së Kryesueses dhe Zëvendës kryesuesit të Bordit, me shumicë votash, në këtë mbledhje u vendos që të largohet përkohësisht nga puna drejtori i deritanishëm i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, Fatmir Plakiqi. Në vend të tij, ushtruesi i detyrës së Drejtorit, u emërua Bujar Kaçuri.





