LAJME

Kurti takoi ambasadorin italian, diskutuan mundësitë për avancimin e partneritetit dypalësh

Kurti takoi ambasadorin italian, diskutuan mundësitë për avancimin e partneritetit dypalësh
TV Prizreni
TV Prizreni
25 Shkurt 2026, 13:07

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi ambasadorin e Republikës së Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini.

Zyra e Kryeministrit bën të ditur se ambasadori e Kurtin për detyrën dhe përgjegjësinë e tij në krye të Qeverisë, duke riafirmuar përkrahjen e Italisë për Kosovën dhe përkushtimin për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet dy vendeve.

Siç bëhet e ditur në njoftim, gjatë takimit u diskutuan zhvillimet aktuale politike në vend, si dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në fushat e biznesit, kulturës dhe drejtësisë.

“Të dy palët shprehën vullnetin për avancimin e partneritetit dypalësh dhe forcimin e lidhjeve institucionale në interes të qytetarëve të të dy vendeve” – thuhet në njoftim.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika