Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, Bernard Çobaj.
Kurti takoi ambasadorin e Malit të Zi, diskutuan zhvillimet politike dhe forcimin e marrëdhënieve

Siç bën të ditur Zyra e Kryeministrit, ambasadori e uroi Kurtin për mandatin e ri në krye të Qeverisë, duke riafirmuar marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve si dhe përkushtimin për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë.
“Gjatë takimit u diskutuan zhvillimet aktuale politike në vend, si dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në shumë fusha. Të dy palët shprehën vullnetin për avancimin e partneritetit dypalësh dhe forcimin e lidhjeve institucionale në interes të qytetarëve të të dy vendeve” – thuhet në njoftim.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Prattipati pret Isufajn, takohen për herën e dytë brenda shtatorit

Seanca e Kuvendit caktohet për të hënën, Tahiri: Kryesia u pajtua për deklaratën e përbashkët kundër vendimit të Speciales

Kryesia e Kuvendit nis mbledhjen e parë të legjislaturës së 11-të

