LAJME

Kurti takohet sot me Abdixhikun për çështjen e presidentit

Kurti takohet sot me Abdixhikun për çështjen e presidentit
TV Prizreni
TV Prizreni
23 Shkurt 2026, 08:19

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do ta presë sot në takim kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun.

Në takim pritet të diskutohet çështja e presidentit, derisa koha e takimit nuk është bërë e ditur.

Të dielën, Kurti ka takuar kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza.

Hamza ka theksuar se nuk do të jenë pengesë e proceseve shtetërore, por as nuk mbështesin kandidatura që nuk e përfaqësojnë unitetin qytetar.

Hamza ka thënë po ashtu se uron që të reflektojnë ata që kanë përgjegjësi kushtetuese për të propozuar kandidatura me mbështetje të gjerë.

Sipas Kushtetutës, zgjedhja e presidentit duhet të bëhet jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të mandatit të presidentit aktual. Osmani është zgjedhur presidente më 4 prill të 2021-tës, ndërsa detyrën e mori një ditë më pas. Dështimi për ta zgjedhur kreun e shtetit imponon zgjedhje të parakohshme.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika