Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi drekë pune në Shtëpinë e Kosovës me përfaqësues nga Këshilli i Jashtëm për Marrëdhënie Ekonomike, mes tyre Alexander Kunitz dhe Maximilian Hoffmann, si dhe drejtorin ekzekutiv Max Gulde nga “Constellr”, Carl Holshouser nga “CoreWeave”, Dr. Tanja Wielgoß nga “SPD Economic Council” dhe Matthias Ibrahim Krug nga “Velmora Capital”.
Sipas një komunikate për media nga Zyra e Kryeministrit, gjatë takimit ata diskutuan mbi integritetin konkurrues si bazë për besim, qëndrueshmëri institucionale dhe klimë më tërheqëse për investime.





