LAJME

Kurti takohet me Lajçakun: Kosova e angazhuar për marrëveshje me në qendër njohjen reciproke

Kurti takohet me Lajçakun: Kosova e angazhuar për marrëveshje me në qendër njohjen reciproke
TV Prizreni
TV Prizreni
4 Qershor 2022, 11:15

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar privatisht me emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Takimi ka ndodhur në Sllovaki, në kuadër të punimeve të GLOBSEC 2022, ku po merr pjesë edhe i pari i Qeverisë së Kosovës.

Ai ka thënë se Lajçakut ia ritheksoi angazhimin e Kosovës për një marrëveshje me Serbinë që në qendër ka njohjen reciproke.

“Ne kemi bisedime të rregullta me Miroslav Lajcak si pjesë e dialogut tonë parimor dhe konstruktiv në Bruksel. Këtë herë u takuam në vendin e Lajçakut , Sllovaki në GLOBSEC2022 ku ritheksova angazhimin tonë për një marrëveshje me Serbinë me qendër njohjen reciproke”, ka shkruar Kurti

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika