E kaltra për drejtësi dhe besnikëri, e kuqja për guxim dhe sakrificë janë ngjyrat simbol të karabinierisë, që shërben në Njësinë e Specializuar Shumëkombëshe (MSU) të KFOR-it.
Nën këto dy ngjyra emblematike, me nderime ushtarake komandanti i kësaj njësie, Stefano Fedele, dhe komandanti i Forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR) Gjeneralmajori Franco Federici, mirëpritën kryeministrin, Albin Kurti, Ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.





