LAJME

Kurti takohet me Kovaçevskin, flasin për rrugën Prizren- Tetovë

Kurti takohet me Kovaçevskin, flasin për rrugën Prizren- Tetovë
TV Prizreni
TV Prizreni
1 Mars 2023, 17:20

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Dimitar Kovaçevski, gjatë pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik në Shkup.

Në njoftimin e ZKM-së thuhet se Kurti e Kovaçevski kanë biseduar më marrëdhëniet e dy vendeve dhe projektet e përbashkëta, mirëpo theksi ka qenë të rritja e efikasitetit të kalimit të kufirit dhe projekti i rrugën Prizren- Tetovë.

“Ata diskutuan për marrëdhëniet dypalëshe të dy vendeve dhe projektet e përbashkëta. Rritja e efikasitetit të kalimit të kufirit për qytetarët e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut në drejtim të njëra-tjetrës dhe projekti i rrugës Prizren-Tetovë ishin dy prej çështjeve me theks të veçantë.”

Komunikata e plotë:

Kryeministri Kurti takoi Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Kovacevski

Gjatë pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik në Shkup, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski zhvilluan një takim bilateral.

Ata diskutuan për marrëdhëniet dypalëshe të dy vendeve dhe projektet e përbashkëta. Rritja e efikasitetit të kalimit të kufirit për qytetarët e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut në drejtim të njëra-tjetrës dhe projekti i rrugës Prizren-Tetovë ishin dy prej çështjeve me theks të veçantë.

Në takim u trajtua edhe mundësia e organizimit të një forumi të përbashkët të biznesit.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika