LAJME

Kurti takohet me komandatin e ri të FSK-së, Bashkim Jasharin

Kurti takohet me komandatin e ri të FSK-së, Bashkim Jasharin
TV Prizreni
TV Prizreni
3 Dhjetor 2021, 16:19

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me komandatin e ri të Forcave të Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari.

Takimin e ka njoftuar Zyra e Kryeministrit, derisa bëhet e ditur se në takim është diskutuar për fatin e FSK-së.

“Me Komandantin e FSK-së Jashari, kryeministri Kurti bisedoi për rëndësinë e ngritjes së kapaciteteve dhe modernizimit të FSK-së dhe mbështetjen që FSK ka nga Qeveria e Republikës së Kosovës në arritjen e këtyre synimeve”, thuhet në komunikatë.

“Komandanti i FSK-së, gjeneralmajor Bashkim Jashari e falënderoi kryeministrin Kurti për mikpritjen e sotme e edhe më shumë për besimin e tij. Ai e siguroi kryeministrin se do të angazhohet maksimalisht për të plotësuar objektivat e përbashkëta, për ta bërë FSK-në forcë moderne që është e gatshme për të mbrojtur vendin edhe për të kontribuar në paqen dhe sigurinë globale”, thuhet tutje në komunikatën e ZKM-së.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika