LAJME

Kurti takohet me ipeshkvin Dodë Gjergji, bisedon për Projektligjin për Liritë Fetare

Kurti takohet me ipeshkvin Dodë Gjergji, bisedon për Projektligjin për Liritë Fetare
TV Prizreni
TV Prizreni
24 Janar 2023, 14:14

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur sot në takim nga ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës, imzot Dodë Gjergji.

Në njoftimin e qeverisë thuhet se në takim u theksua përkushtimi i ekzekutivit për garantimin dhe respektimin e plotë të lirisë fetare, në mënyrë të barabartë, për të gjithë qytetarët e Kosovës.

“Kryeministri Kurti shprehu mirënjohje për përkrahjen dhe kontributin e dhënë nga Ipeshkvia  e Kosovës. Ai e falënderoi Ipeshkvin për bashkëpunimin për Projektligjin për Liritë Fetare”.

“Duke biseduar për rëndësinë e rregullimit të statusit juridik të Kishës Katolike, u konfirmua përkushtimi i qeverisë për ta rregulluar përmes ligjit. Në takimin e përbashkët me këshilltaren ligjore të kryeministrit, Tea Blakaj Hoxha, u bisedua për liritë fetare dhe trashëgiminë kulturore. U ritheksua mbrojtja e tyre përmes Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe ligjeve të veçanta”, thuhet në njoftim.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika