- Reklama -

Kurti takohet me eurodeputetin Mandl, flasin për zgjedhjet në veri

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, është takuar me eurodeputetin e grupit parlamentar të EPP-së Lukas Mandl.

Kështu është njoftuar përmes një komunikate për media, ku është shtuar se, në takim ata kanë diskutuar për fushëveprimin e Misionit Vëzhgues të BE-së dhe reformën zgjedhore në vend.

- Reklama -

Po ashtu është diskutuar për zgjedhjet që do të mbahen në komunën e Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit.

Komunikata e plotë:

Kryeministri Kurti takohet me Eurodeputetin Lukas Mandl

Prishtinë, 2 dhjetor 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në një takim Eurodeputetin e grupit parlamentar të EPP-së, Lukas Mandl, i cili bartë edhe funksionin e Shefit të Misionit Vëzhgues të BE-së për zgjedhjet në Kosovë.

Takimi kishte në qendër të diskutimit fushëveprimin e Misionit Vëzhgues të BE-së dhe reformën zgjedhore në vend. U bisedua për zgjedhjet që do të mbahen në komunën e Mitrovicës e Veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit dhe për rëndësinë e mbarëvajtjes së tyre.

Kryeministri Kurti theksoi se pluralizmi politik është shumë i rëndësishëm për demokracinë dhe zhvillimin e saj. Ai po ashtu e informoi për emërimin e Nenad Rashiq, ministër për Komunitete dhe Kthim nga radhët e komunitetit jo-shumicë serb në Kosovë, si dhe për planet për dorëzimin e aplikimit të Republikës së Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Eurodeputeti Mandl u shpreh i kënaqur me formimin e Komisionit Ad-hoc për Reformën Zgjedhore dhe dha mbështetjen e tij për aplikimin e Kosovës në BE dhe procesin drejt anëtarësimit.

Në takim, kryeministri Kurti ishte i shoqëruar nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, kurse eurodeputeti Mandl nga Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadori Tomáš Szunyog.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia kërkon ndihmë për ta identifikuar e arrestuar këtë person

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për...

Reduktohen linjat e transmetimit, qytetarët do të paguajnë 70 milionë euro më shumë transport energjetik

Nga gjashtë linja transmetimi, u reduktuan në dy. Në këtë...

Arrestohet një person i kërkuar në Prizren, dënohet me tre vite burgim

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 17.01.2025, rreth...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort