Takimet në Silicon Valley në San Francisco të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti i vazhdoi me drejtues të kompanisë së mirënjohur Uber, kompani kjo me të hyra vjetore prej 5.8 miliardë dollarë, që operon në mbi 70 shtete dhe mbi 10 mijë qytete anembanë botës.
Kurti takohet me drejtuesit e kompanisë Uber, i fton që ta konsiderojnë Kosovën në strategjinë e tyre

Bëhet e ditur se në takim Kurti foli për potencialin dhe kapacitetet e Kosovës në fushën e Teknologjisë së Informacionit. Mbi 650 kompani në këtë sektor, 70% e të cilave eksportojnë shërbime kryesisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian, tregojnë për potencialin e madh dhe të dëshmuar të këtij sektori. Ndërkaq shtimi i numrit të të diplomuarve në fushën e shkencave kompjuterike dhe teknologjisë së informacionit tregon për kapacitetin në rritje të vendit tonë. Kështu thuhet se u shpreh kryeministri ynë gjatë takimit me Andrew Byrne, Shefin e Politikave Publike në Uber, njoftojnë nga zyra e kryeministrit.
Po ashtu bëhet e ditur se ai e ftoi kompaninë Uber të zgjerimit dhe planet e tyre për kontraktim të shërbimeve nga jashtë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

