Duke vijuar takimet në Konferencën e Sigurisë në Mynih, kryeminstri i Kosovës, Albin Kurti u takua me deputetët nga Bundestagu gjerman, Jurgen Hardt, Adis Ahmetovic, Carl-Philipp Sassenrath dhe Deborah Düring. Kryeministri i ftoi ata për më shumë investime gjermane në Kosovë ku thellimi i bashkëpunimit bilateral ishte ndër temat e diskutimit.
Kurti takohet me deputetë të Bundestagut, i fton për më shumë investime gjermane

Ndër të tjera, në komunikatën e ZKM-së thuhet se kryeministri Kurti foli edhe për rëndësinë e avancimit të Kosovës drejt integrimit evropian, duke filluar nga marrja e statusit të vendit kandidat. ZKM potencon se deputetët e uruan Kurtin për mandatin e ri qeveritar, ndërsa ai i ftoi ata që ta vizitojnë Kosovën.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

