Ambasadorja e Luksemburgut në Kosovë Natacha Gomes, vizitoi VV-në, ku u prit nga kryetari i Lëvizjes, Albin Kurti, bashkë me deputetin e legjislaturës së re, Arben Vitia.
“Gomes e uroi kryetarin Kurti për fitoren në zgjedhje, dhe duke i uruar sukses të mëtejmë në punën e tij, shprehu interesimin e saj për përgatitjet që janë duke u bërë për formimin e institucioneve të reja, dhe për prioritetet e qeverisjes tonë. Kryeministri në ardhje, Kurti e falënderoi për urimin dhe vizitën”, ka njoftuar VV.
Në këtë takim Albin Kurti ka thënë se detyra e parë e ekzekutivit do të jetë menaxhimi me pandeminë, përkatësisht sigurimi sa më i shpejtë dhe në sasi sa më të madhe i vaksinës kundër Covid-19, për të cilën ripërsëriti që Kosova llogaritë në shtetet mike për ndihmë në atë drejtim.





