Kryeministri Albin Kurti e ka quajtur deputetin e PDK-së, Abelard Tahirin, “deputetin më shurdhues” në kuvend.
Kurti, Tahirit (PDK): Mjaft më deputeti më shurdhues

Përderisa ministrja Albulena Haxhiu debatonte me deputetin Tahiri gjatë shqyrtimit të parë për Projektligjin për Institutin e Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë,, ndërhyri edhe Kurti, duke thënë se PDK e ka mendjen tek punësimi i militantëve.
“Në këtë kuvend, në korrik të vitit 2013, janë amnistuar kriminelët në veri me mbi 80 vota, e ju keni qenë në atë natë, andaj s’keni kurrëfarë legjitimiteti që ta merrni fjalën e të flisni gjepura këtu. Mjaft më, mjaft më deputeti më shurdhues. Mjaft”, tha Kurti, ndërkohë që Tahiri nga ulësja e tij i thoshte “ulu, ulu”.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

