LAJME

Kurti sot në Greqi, merr pjesë në darkën joformale për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor

Kurti sot në Greqi, merr pjesë në darkën joformale për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor
TV Prizreni
TV Prizreni
21 Gusht 2023, 09:55

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot do të qëndroj për vizitë në Greqi, ku do të marrë pjesë në një darkë joformale diskutimi mbi zgjerimin dhe të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Kjo darkë organizohet nga kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis. Pas darkës të së hënës, të martën Kurti do të ketë takim të ndarë me kryeministrin grek.

Kështu ka njoftuar agjencia greke e lajmeve ANA-MPA.

“Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, ai i Malit të Zi Jakov Milatovic, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacheski, kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës Borjana Kristo do të mbërrijnë në Athinë për të marrë pjesë në darkë joformale të hënën në orën 20:15”, raporton ANA-MPA.

Shqipëria e ftuar në nivel presidenti nuk do të përfaqësohet në këtë takim, për shkak të agjendës së paracaktuar.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel i janë përgjigjur gjithashtu pozitivisht ftesës së Mitsotakis, diçka që është sa thelbësore dhe simbolike.

Në darkën joformale do të marrin pjesë edhe liderët e vendeve që janë anëtare të BE-së si kryeministri i Bullgarisë, Nikolai Denkov, i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, dhe i Rumanisë Ion-Marsel Ciolacu. /Telegrafi/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika