Kryeministri Albin Kurti sot bën homazhe me rastin e përvjetorit të sulmit të dytë të forcave serbe ndaj familjes Jashari në Prekaz të Skenderajt.
Kurti do të jetë i shoqëruar nga ministri Hajrulla Çeku, anëtarë tjetër të kabinetit qeveritar, deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe drejtues të institucioneve tjera shtetërore, shkruan Reporteri.net.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar/a përfaqësues/e të mediave,
Sot (22 janar 2022), do të shënohet përvjetori i sulmit të dytë i forcave serbe ndaj familjes Jashari në Prekaz të Skenderajt, duke filluar prej orës 9:00.
Në shënimin e përvjetorit do të marrë pjesë Kryeministri i Kosovës, Sh.T. Albin Kurti, Ministri Hajrulla Çeku, anëtarë tjetër të kabinetit qeveritar, deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe drejtues të institucioneve tjera shtetërore.
Në kuadër të kësaj ngjarjeje, do të bëhen homazhe tek dëshmorët, pastaj do të vizitohen kullat ku do të takohet edhe Familja Jashari, do të vizitohet shtëpia e Hamit e Salë Jasharit dhe të shihen ndërhyrjet emergjente në këtë shtëpi.