Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të takojë sot kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.
Ky takim i tyre do të mbahet pas vizitës që Konjufca u bëri ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.
Në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, Kurti theksoi se sonte do të takohet me Konjufcën.
“Kam vlerësuar se është më e udhës të takohem me avokatët mbrojtës të të gjithë luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që janë në Hagë në një paraburgim të stërzgjatur sepse ka kaluar një vit e gjysmë prej se mbahen në paraburgim”, deklaroi Kurti.
Gjithashtu ai tha se Konjufca i ka vizituar ata, por se ai vetë nuk ka arritur që ende t’i takojë.
“Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i ka vizituar ata, unë ende nuk kam arritur të takohem me të, por këtë do ta bëjë aspak më larg se sa sonte”,ka thënë Kurti.
Duhet përkujtuar që Konjufca ditën e tij të parë në vizitën në Hagë takoi ish-deputetin Rexhep Selimi, ish-zëdhënësin e UÇK-së, Jakup Krasniqi, ndërsa dje ka takuar ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli