- Reklama -

Kurti: S’kemi probleme me serbët si popull, por me Beogradin si regjim

Kryeministri Albin Kurti, gjatë fjalës së tij në samitin “The Western Ballkans”, tha se vendi ynë nuk ka probleme me serbët e Kosovës, por me qeverinë e Beogradit.

Siç tha ai, Beogradi nuk u distancua nga Millosheviqi i së kaluarës e as nga Putini i së tashmës.

- Reklama -

“Po shqiptarët janë pothuajse 93 për qind e popullsisë, por kemi 4 për qind serbë dhe kemi pakica të tjera që duam t’i respektojmë, boshnjakë, turq, pastaj romë, ashkali dhe egjiptas e disa malazez e kroatë. Duam të bashkëpunojmë mirë me të gjithë, duam të krijojmë Republikë demokratike dhe bazë të qytetarëve. Nuk mendoj se ka ndarje etnike, por barrierë gjuhësore. Problemet që kemi nuk kanë të bëjnë me serbët, por me Beogradin që nuk u distancua nga Millosheviqi i së kaluarës e as nga Putini i së tashmës. Është me fqinjin tonë, jo si popull, por si qeveri, si regjim. Aspak me serbët e Kosovës në komunat e veriut. Ata po integrohen”, tha shefi i qeverisë, njofton Klankosova.tv.

Kurti tutje tha se po bëhet verifikimi i diplomave të Universitetit në veri, i cili siç tha ai, është ilegal.

“Megjithëse është ilegal, po gjejmë mënyra për t’i pranuar ata në tregun tonë të punës. Këto diploma nga Universiteti në veri po verifikohen dhe po funksionalizohen për Kosovën”, tha kryeministri.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort