Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në zyrën e tij shefin e Stafit të KFOR-it, Gjeneral Brigadierin e Ushtrisë Amerikane në Kosovës, Larry Henry.
Siç bëhet e ditur në një komunikate zyrtare, Kurti e falënderoi Henryn për urimin për marrjen e detyrës dhe shprehu mirënjohjen për rolin dhe rëndësinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe KFOR-it në ruajtjen e sigurisë në Republikën e Kosovës.






