Edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e dhjetëra të rinjve në Koçan të Maqedonisë së Veriut, si pasojë e shpërthimit tragjik të zjarrit në një klub nate.
Kurti shpreh ngushëllime për të rinjtë që humbën jetën në Maqedoni të Veriut

“Me pikëllim të thellë mësova për humbjen e 51 jetëve në Koçan të Maqedonisë së Veriut, si pasojë e shpërthimit tragjik të zjarrit në një klub nate. Shpreh ngushëllimet e mia më të thellë për familjet që humbën më të dashurit e tyre, si dhe për liderët dhe Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe gjithë vendin gjatë kësaj periudhe zije. Të lënduarve u uroj shërim të shpejtë dhe të plotë”, ka shkruar Kurti në platformën “X”.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

