Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti ka votuar në fakultetin Juridik.
Kurti: Sa më e madhe pjesëmarrja aq më legjitim është stabiliteti politik

Pasi, ka hedhur votën në një deklaratë për media Kurti, ka thënë se sa më e madhe pjesëmarrja në zgjedhje aq më legjitim është stabiliteti politik.
“Sot është një ditë e bukur dhe e rëndësishme. E diel me diell. Unë para se të vij këtu, në Fakultetin Ekonomik e Juridik të Universitetit të Prishtinës, e vërtetova në uebfaqen e Komisionit Qendror Zgjedhor se a e kam saktësisht këtu sikurse herën e kaluar vendvotimin, dhe vetëm kur u konfirmua kjo gjë, u nisa. Prandaj i sugjeroj të gjithë qytetarët e Republikës që paraprakisht ta kontrollojnë vendvotimin dhe atëherë kur ta verifikojnë që e kanë aty ku kanë menduar, të nisen në këtë ditë kaq të rëndësishme për institucionet e Republikës së Kosovës, për qeverisjen në vazhdim dhe gjithashtu për mbarëvajtjen e Republikës. Sa më e lartë të jetë dalja e qytetarëve në zgjedhje, aq më i madh është legjitimiteti i institucioneve dhe aq më solid stabiliteti i tyre”, ka deklaruar Kurti./EO
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.




