Home EKONOMI Kurti: Rritja ekonomike e qëndrueshme po vazhdon edhe në tremujorin e dytë të vitit

Kurti: Rritja ekonomike e qëndrueshme po vazhdon edhe në tremujorin e dytë të vitit

0
Kurti: Rritja ekonomike e qëndrueshme po vazhdon edhe në tremujorin e dytë të vitit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se rritja ekonomike vazhdoi edhe në tremujorin e dytë të vitit, e cila sipas tij po bëhet përtej projeksioneve fillestare.

“Rritja ekonomike e qëndrueshme po vazhdon edhe në tre mujorin e dytë të vitit, madje përtej projeksioneve fillestare. Masat tona të punësimit, mbështetja për bizneset dhe prodhuesit vendorë, qeverisja e mirë dhe stabiliteti institucional janë shtyllat tona të zhvillimit”,  ka shkruar kryeministri në Facebook.

Për rritjen ekonomike të premten ka folur edhe ministri i Financave, Hekuran Murati, i cili ka theksuar se ekonomia vazhdon rritjen me 4.27% edhe në tremujorin e dytë të 2024.

“Pas rritjes së theksuar në tremujorin e parë me 5.62%, ekonomia e vendit ka vazhduar rritjen edhe në tremujorin e dytë të këtij viti me 4.27% në terma realë sipas ASK-së, duke performuar dukshëm mbi projeksionet për rritje prej 3.8%-3.9%”, është shprehur ministri Murati.

Murati ka shtuar se me uljen e inflacionit, ekonomia e vendit po kthehet në trajektoren e rritjes më shpejtë.

“Pas ngadalësimit dhe uljes së inflacionit tani në nivelin prej nën 2%, aq sa është edhe synimi i Bankës Qendrore Evropiane, bizneset dhe ekonomia e vendit po kthehen në trajektoren e rritjes më të shpejtë, aty ku edhe nisëm pas pandemisë. Ky është sinjal që politikat e qeverisë sonë për mbështetje të bujqve, për mbështetje të bizneseve prodhuese, dhe masave mbështetëse të punësimit po funksionojnë. Vazhdojmë!”, shkruan në fund ministri Murati./TVPrizreni/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here