Në Ditën Botërore të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë, kryeministri Albin Kurti, ka thënë se rritja e pagës minimale ishte veç një pjesë e luftës së Qeverisë për të drejtat e punës, përfshirë shëndeti dhe siguria në punë.
Përmes një postimi në Twitter, Kurti shtoi se gjatë pandemisë, punonjësit heroikë shëndetësorë kanë treguar sesa jetike është të mbrosh sigurinë dhe shëndetin në punë.





