LAJME

Kurti riemëron Agron Llugaliun, drejtor të Doganës së Kosovës

Kurti riemëron Agron Llugaliun, drejtor të Doganës së Kosovës
TV Prizreni
TV Prizreni
17 Prill 2025, 14:47

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot Drejtorin e Përgjithshëm të Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu, të cilin e riemëroi sot si Drejtor të Përgjithshëm të Doganës me mandat katër vjeçar, sipas propozimit të Ministrit në detyrë të Financave, Punës dhe Transfereve.

 

“Kurti dhe Murati, falënderuan drejtorin Llugaliu për punën e deritanishme, e përgëzuan për performancën e tij dhe të Doganës dhe e uruan për mandatin e ri duke i dëshiruar suksese të mëtejme në përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive të tij”, thuhet në komunikatën e Qeverisë së Kosovës.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika