LAJME

Kurti: Radoiçiqi po bën plane për sulme të tjera në Kosovë

Kurti: Radoiçiqi po bën plane për sulme të tjera në Kosovë
TV Prizreni
TV Prizreni
23 Dhjetor 2023, 13:02

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Milan Radoiçiq po mban takime me shërbimin sekret serb e se po strehon anëtarë të organizatave terroriste për të planifikuar një sulm të riu në Kosovë.

“Pas sulmit terrorist, Radoiçiq u lirua ga gjykata serbe në kohë rekorde, ai tash po vazhdon përgatitjet për sulme tjera në Kosovë bashkë disa pjesëtarë të organizatës terroriste “Mbrojtja Civile”. Radoiçiq po mban takime të rregullta me zyrtarë të lartë të BIA-s. ambientet e firmës në Rashkë, si ato të Novi Pazar Put, po përdoren për strehimin dhe ruajtjen e automjeteve dhe mjeteve eksplozive për sulmet e ardhshme nga Radoiçiq dhe grupi i tij. Në këtë ndërtesë strehohen disa anëtarë të “Mbrojtjes Civile” që instruktor e kanë Uglesha Jaridiq”, ka thënë ai në një konferencë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika