Home LAJME Kurti: Qëndresa në Gllogjan i dha Serbisë mesazhin se kulla nuk gjunjëzohet, Kosova nuk nënshtrohet

Kurti: Qëndresa në Gllogjan i dha Serbisë mesazhin se kulla nuk gjunjëzohet, Kosova nuk nënshtrohet

0
Kurti: Qëndresa në Gllogjan i dha Serbisë mesazhin se kulla nuk gjunjëzohet, Kosova nuk nënshtrohet

Presidentja Vjosa Osmani, derisa ka përkujtuar 26-vjetorin e Epopesë së Dukagjinit, ka thënë se është një nga kapitujt më heroik të luftës për liri të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ajo ka thënë se për lirinë e Kosovës kanë dhënë kontribut të madh edhe aleatët.

“Dëshmorët Himë Haradinaj, Gazmend dhe Agron Mehmetaj në këtë ditë e fituan përjetësinë, duke u bërë heronjtë tanë të përhershëm. Kjo Epope përkon me fillimin e bombardimeve të NATO-s, kundrejt caqeve të regjimit gjenocidal të Serbisë dhe është dëshmi se për lirinë tonë dhanë kontribut të madh edhe aleatët tanë”, ka shkruar ajo në Facebook.

Edhe kryeministri Albin Kurti e ka përkujtuar Epopenë e Dukagjinit në 26-vjetorin e saj, duke thënë se qëndresa në Gllogjan i ka dhënë Serbisë mesazhin e fuqishëm se kulla nuk gjunjëzohet, se Kosova nuk nënshtrohet.

“Sot kujtojmë dëshmorët e Epopesë së Dukagjinit, Gazmend Mehmetaj, Himë Haradinaj dhe Agron Mehmetaj. Sakrificën e tyre e nderojmë ҫdo ditë me respektin më të lartë. Duke kujtuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, po e zhvillojmë Forcën e Sigurisë së Kosovës. 26 vite më vonë, ushtrinë e shtetit e kemi më të fuqishme e më të pajisur, më të përgatitur e më të madhe se asnjëherë më parë. Krahas rritjes së buxhetit, shtimit të investimeve në armatim, sivjet ushtrisë sonë do t’i bashkohen edhe 600 rekrutë të rinj”, ka shkruar Kurti.

Ai ka shtuar se ideali i dëshmorëve, përparimi i vendit dhe liria e popullit “po jetësohet dhe po jetohet për çdo ditë”./KOHA/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here