- Reklama -

Kurti priti të rinjtë nga rajoni që po marrin pjesë në Forumin Rinor në Prishtinë të organizuar nga RYCO në kuadër të Procesit të Berlinit

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në mëngjes në Ndërtesën e Qeverisë të rinjtë nga Kosova dhe vendet e rajonit, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia.

“Në kuadër të Procesit të Berlinit mbahet çdo vit edhe Forumi Rinor, që kësaj radhe për herë të parë po mbahet në Prishtinë. Me këtë rast, kryeministri në detyrë shprehu kënaqësinë që forumi po zhvillohet në Kosovë, duke e cilësuar si vendi i duhur për të rinjtë që të takohen, të zhvillojnë diskutime për të kaluarën dhe të punojnë së bashku për një të ardhme më të mirë. Ai rikujtoi progresin në kuadër të Procesit të Berlinit dhe pesë marrëveshjet rajonale të nënshkruara në tri vitet e fundit që lehtësojnë lëvishmërinë, veçanërisht për studentët dhe punëtorët, duke veçuar “Marrëveshjen për Arsimin e Lartë” dhe “Njohjen e Profesioneve”. Ai shprehu kënaqësinë që të rinjtë nga Bosnja dhe Hercegovina nuk kanë pasur nevojë për vizë për të ardhur në Kosovë dhe theksoi se pengesa për të rinjtë e Kosovës që të udhëtojnë pa viza në Bosnje dhe Hercegovinë duhet të hiqet”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

- Reklama -

Sipas ZKM-së, Kurti theksoi përkushtimin e Qeverisë për të krijuar mundësi për të rinjtë përmes arsimit publik falas, bursave dhe arsimit dual, si dhe rëndësinë e demokracisë, lirisë së medias dhe debatit të hapur. ZKM njofton se ai inkurajoi të rinjtë të marrin pjesë në shkëmbime, aktivitete kulturore dhe sportive, si dhe të mësojnë gjuhët e njëri-tjetrit.

“Me mendje të hapur dhe gatishmëri për të dëgjuar, mund t’i përballoni edhe debatet më të vështira dhe prapë të gjeni pika të përbashkëta” tha ai, duke u uruar forum produktiv dhe qëndrim të këndshëm në Prishtinë, njofton ZKM.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort