Home LAJME Kurti priti përfaqësues të kompanisë së telekomunikimit “Ericsson”, diskutuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit

Kurti priti përfaqësues të kompanisë së telekomunikimit “Ericsson”, diskutuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit

0
Kurti priti përfaqësues të kompanisë së telekomunikimit “Ericsson”, diskutuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti përfaqësues të kompanisë së telekomunikimit Ericsson, ndër të cilët edhe zëvendës presidentin e kompanisë, Mikael Bäck.

Sipas një komunikate nga Zyra e Kryeministrit, gjatë takimit së bashku diskutuan për mundësitë rreth thellimit të bashkëpunimit, me theks në bashkëpunimin e realizuar më parë për modernizimin e rrjetit në vend dhe mbulimin e gjithë territorit të republikës me rrjetin 4G dhe 5G.

Në vijim, bëhet e ditur se biseduan edhe rreth investimeve të mundshme në të ardhmen në fushën e telekomunikacionit, aty ku kompania Ericsson ka zhvilluar projekte me sukses përgjatë viteve edhe në shtete të tjera anekënd Evropës.

Në fund thuhet se Kurti i falënderoi përfaqësuesit për vizitën në Kosovë dhe bisedën, gjersa në mesin e delegacionit të kompanisë suedeze ishte edhe Florijeta Mulolli nga Kosova, ish-këshilltare e drejtorit ekzekutiv të Ericsson e tash në rolin e drejtueses së lartë të Llogarive.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here