- Reklama -

Kurti priti në takim bordin e ShSKUK-së dhe QKUK-së, diskutuan për reforma në shëndetësi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në një takim ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi, dhe Bordin e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, ku diskutuan për vështirësitë e sfidat në sistemin shëndetësor.

Përmes një njoftimi për media thuhet në këtë takim u shqyrtuan gjashtë pika të rëndësishme si: reforma e sistemit shëndetësor në veçanti e ShSKUK-së, ndarja dhe bashkëpunimi publiko-privat në sektorin e shëndetësisë, sistemi informativ shëndetësor dhe sigurimet shëndetësore.

- Reklama -

Po ashtu siç bëhet e ditur në njoftim, në këtë takim u diskutua edhe për fuqizimin e QKUK-së, të spitaleve rajonale dhe kujdesit parësor shëndetësor, për raportin e sektorit publik të shëndetësisë, si shërbim e kujdes profesional me Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit, si vatër e kërkimit, hulumtimit dhe studimit shkencor.

“U diskutua edhe për nevojën për spitalin rajonal të Prishtinës, raporti i MSh-së dhe ShSKUK-së me pesë odat e profesionistëve shëndetësorë: të mjekëve, të infermierëve, të stomatologëve, të farmacistëve dhe të fizioterapeutëve”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim bëhet e ditur se kryeministri shprehu zotimin e tij për mbështetje të sektorit të shëndetësisë dhe për angazhim të shtuar për këtë fushë tejet të rëndësishme për shëndetin, jetën dhe mirëqenien e qytetarëve. /Telegrafi/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort