LAJME

Kurti priti në takim ambasadorin Dietz: Luksemburgu, partner kyç në inovacion

Kurti priti në takim ambasadorin Dietz: Luksemburgu, partner kyç në inovacion
TV Prizreni
TV Prizreni
24 Mars 2026, 09:30

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ambasadorin e Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz.

Siç bën të ditur Zyra e Kryeministrit, në takim u vlerësua bashkëpunimi i shkëlqyer ndërmjet Kosovës dhe Luksemburgut, si dhe u diskutua thellimi i mëtejmë i tij në fusha me interes të përbashkët.

“U mirëprit vazhdimi i mbështetjes financiare përmes kornizës së bashkëpunimit prej 50 milionë eurosh për periudhën 2026–2030, e fokusuar në punësim, shëndetësi, rritje gjithëpërfshirëse dhe shoqëri civile. Kryeministri Kurti theksoi rezultate konkrete që janë evidente nga ky bashkëpunim dhe vlerësoi shtetin e Luksemburgut si partner kyç në inovacion, transformim digjital, zhvillim të aftësive dhe tranzicion të gjelbër” – njofton ZKM.

Po ashtu, thuhet se u potencua rëndësia e avancimit të reformave në drejtësi dhe arsim, si dhe e bashkëpunimit në përmirësimin e sektorit të shëndetësisë.

Sipas ZKM-së, ky bashkëpunim po sjell ndikim të drejtpërdrejtë, veçanërisht për të rinjtë dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, duke kontribuar në forcimin e arsimit profesional, mbështetjen e start-up-eve dhe avancimin drejt një ekonomie më të qëndrueshme.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika