Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga bashkëpunëtorë, mbrëmë priti në darkë pune përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë – Serbi, Peter Sørensen.
Kurti priti në darkë pune Sorensenin, diskutuan integrimin në BE dhe aktualitetin politik në Kosovë

Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, në darkë u diskutua për procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, përfshirë linjëzimin e plotë të politikës së jashtme me bllokun 27-anëtarësh si përcaktim strategjik, si dhe angazhimin dhe përkushtimin e Kosovës në përmbushjen e reformave. Në kontekst të integrimit evropian u diskutua edhe për procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës.
Në njoftim thuhet se kryeministri Kurti dhe përfaqësuesi i posaçëm Sørensen biseduan edhe për aktualitetet politike dhe zhvillimet e brendshme.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Veturat që hyjnë në Prishtinë nuk paguajnë taksën 2 euro

Përmbyllet gara tradicionale “Ujku Garues 2026”, morën pjesë 20 ekipe nga njësitë e FSK-së

Prattipati pret Isufajn, takohen për herën e dytë brenda shtatorit

