LAJME

Kurti priti me ceremoni shtetërore kancelarin austriak, Karl Nehammer

Kurti priti me ceremoni shtetërore kancelarin austriak, Karl Nehammer
TV Prizreni
TV Prizreni
18 Mars 2022, 16:00

Kancelari i Austrisë, Karl Nehammer, ka arritur të premten në Kosovë.

Ai është pritur me ceremoni shtetërore nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Dy liderët janë duke zhvilluar takimin në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës ndërkohë që pas kësaj ata do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.

Pas konferencës, Nehammer do të takohet edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika