- Reklama -

Kurti priti kongresistët amerikanë, diskutuan fuqizimin e marrëdhënieve Kosovë–ShBA në fushën e mbrojtjes

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendësministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, priti sot një delegacion të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të përbërë nga kongresisti republikan Mike Turner dhe kongresisti demokrat Donald Norcross. Të dy kongresistët janë pjesë e Asamblesë Parlamentare të NATO-s dhe të Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Dhomës së Përfaqësuesve (House Armed Services Committee), dhe kanë luajtur rol të rëndësishëm në angazhimin ushtarak të ShBA-së në lidhje me NATO-n dhe më gjerë.

Zyra e Kryeministrit njofton se pika qendrore e diskutimeve ishte fuqizimi i marrëdhënieve Kosovë–ShBA, me theks të veçantë në fushën e mbrojtjes.

- Reklama -

Sipas njoftimit, kryeministri në detyrë njoftoi se në katër vitet e fundit mbi 1000 pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë marrë pjesë në trajnime në programe ushtarake të ShBA-së, përfshirë edukimin ushtarak në ëest Point dhe U.S. Army ëar College.

“Gjithashtu, Kosova ka mirëpritur tre edicione radhazi të ushtrimeve ushtarake Defender Europe. Në edicionin e fundit, përkatësisht në Defender Europe 2025, Komanda e Divizionit të 28-të të Këmbësorisë së Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka qenë e vendosur në aeroportin tonë ushtarak në Gjakovë, prej nga ka drejtuar të gjitha brigadat që kanë operuar në Evropën Juglindore. Sa i përket investimeve dhe kapaciteteve mbrojtëse, kryeministri veçoi prokurimin e pajisjeve ushtarake amerikane, përfshirë edhe sistemeve anti-tank Javelin, si dhe faktin që Kosova ka nënshkruar gjithashtu Marrëveshjen për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar dhe CISMOA, duke u bërë vendi i 33-të në botë me këtë status të besueshëm. Krahas investimeve në mbrojtje, kryeministri u shpreh se Kosova mbetet e palëkundur në orientimin e saj euro-atlantik dhe synimin për anëtarësim në NATO dhe BE, jo vetëm si përfituese nga ombrella e sigurisë, por edhe si kontribuuese në paqen dhe sigurinë në kontinentin evropian”, thuhet në njoftim.

Siç bën të ditur ZKM, gjatë takimit u diskutua edhe për mundësitë e bashkëpunimit në rrafshin ekonomik, sidomos në fushën e energjisë dhe të teknologjisë, por edhe në projekte të mëdha infrastrukturore që parashihen të realizohen, si ato në transportin hekurudhor.

“Kryeministri po ashtu theksoi përparimin ekonomik dhe demokratik të bërë në vend në vitet e fundit, siç dëshmohet edhe nga raportet e organizatave ndërkombëtare, teksa theksoi se Kosova vijon të jetë shembull se përparimi demokratik dhe rritja ekonomike mund të ecin krah për krah. Ai shprehu mirënjohjen e popullit të Kosovës dhe falënderimin e tij për kontributin historik, rolin aktiv dhe mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj shtetit të Kosovës”, njofton ZKM.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort