LAJME

Kurti priti drejtorin politik të MPJ-së në Gjermani, diskutuan për forcimin e marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve

Kurti priti drejtorin politik të MPJ-së në Gjermani, diskutuan për forcimin e marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve
TV Prizreni
TV Prizreni
17 Tetor 2024, 16:49

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti drejtorin politik të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Günter Sautter, që në takim u shoqërua nga ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde.

Sipas komunikatës për media nga zyra e kryeministrit, bëhet e ditur se kryeministri e falënderoi drejtorin Sautter për vizitën dhe shprehu mirënjohjen e tij për ndihmën dhe mbështetjen diplomatike, ushtarake dhe ekonomike të Gjermanisë, e cila ka qenë thelbësore për çlirimin, pavarësimin, ndërtimin dhe zhvillimin e vendit tonë, thuhet në komunikatë.

“U bisedua për rezultatet e Procesit të Berlinit, përfshirë gjashtë takimet ministeriale, dhe vlerësuam si arritje të rëndësishme marrëveshjen e re për Qasjen në Arsimin e Lartë dhe Deklaratën për Planin e Veprimit të Tregut të Përbashkët Rajonal (CRM) 2025–2028. Gjatë takimit u diskutua për forcimin dhe thellimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Gjermanisë, si dhe për bashkëpunimin rajonal, dialogun në Bruksel dhe integrimet euro-atlantike.”, njofton zyra e kryeministrit.

Në fund të komunikatës bëhet e ditur se kryeministri e uroi drejtorin Sautter për pozitën e re në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe i ofroi bashkëpunimin e plotë në avancimin e agjendës së përbashkët në mbrojtjen dhe avancimin e demokracisë dhe lirive themelore./TVPrizreni/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika