Kryeministri i vendit, Albin Kurti me gjasë do ta ketë edhe një takim të rëndësishëm në Shtëpinë e Bardhë.
Burime të Gazeta Blic të afërta me kryeministrin Kurti kanë theksuar se më 15 ose 16 maj ai do të takohet me njeriun e dytë të SHBA-së.
”Kryeministri Kurti pritet ta ketë një takim të nivelit të lartë. Ai pritet ta takoj në Shtëpinë e Bardhë zëvendëspresidenten amerikane, Kamala Harris”, thonë burimet e Gazeta Blic.





