- Reklama -

Kurti pritet në Institutin Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara: Prezenca britanike në rajonin tonë është e nevojshme

Në prag të Samitit të Procesit të Berlinit, ku këtë vit nikoqire është Mbretëria e Bashkuar, kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u mirëprit për vizitë në institucionin prestigjioz britanik për siguri dhe mbrojtje “Instituti Mbretëror i Shërbimeve të Bashkuara” (Royal United Services Institute – RUSI), në një bashkëbisedim të organizuar nga ky institut së bashku me King’s College të Londrës. Gjatë ngjarjes, kryeministri në detyrë Kurti, mbajti një fjalë hyrëse dhe iu përgjigj pyetjeve të pranishmëve, në mesin e të cilëve ishin edhe katër deputetë britanikë, profesorë universiteti dhe gazetarë të mediave.

Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, në fillim të fjalës së tij, Kurti falënderoi organizatorët e ngjarjes për mikpritjen dhe për mundësinë e këtij diskutimi të rëndësishëm në prag të Samitit të Procesit të Berlinit. Ai theksoi se siguria, zhvillimi, migrimi do të jenë kryetemat e këtij Samiti. Në vijim, kryeministri në detyrë nënvizoi se Mbretëria e Bashkuar mbetet një partner i qëndrueshëm dhe mik i veçantë i Republikës së Kosovës, duke shtuar se prezenca britanike në rajon është jo vetëm e mirëpritur, por edhe e nevojshme, sipas tij.

- Reklama -

Siç bëhet e dotur në njoftim, ai theksoi se Kosova tashmë është vendi më demokratik dhe me zhvillimin ekonomik më të shpejtë në rajon.

“Sipas Gallup, Kosova renditet e treta në botë dhe e para në Evropë për sundimin e ligjit, ndërsa në indeksin e Transparency International është përmirësuar me 31 vende në luftën kundër korrupsionit. Rritja mesatare ekonomike në katër vitet e fundit ka qenë 6%, asnjëherë nën 4%, me eksporte dhe investime të huaja të dyfishuara. Kosova është aleate dhe kontribuese në NATO dhe e ardhmja jonë përket në BE dhe NATO. Në këtë drejtim i kemi katërfishuar shpenzimet për mbrojtje, të përqendruara në modernizim dhe sisteme të reja dhe kemi investuar në inovacion, arsim dhe partneritet, pasi duke e forcuar veten e forcojmë Aleancën që i përkasim, theksoi kryeministri në detyrë”, thuhet në njoftim.

Në njoftim thuhet se në fjalën e tij, Kurti foli për sigurinë në Evropë dhe luftën ilegale të Federatës Ruse ndaj Ukrainës dhe pasojave shkatërruese për Ukrainën e që po i afrohet vitit të katërt. Ai përmendi rastin e Viktoriia Roshchyna, gazetare ukrainase e kapur rob nga forcat ruse në gusht të vitit 2023 gjatë raportimit në rajonin e Zaporizhzhias.

“Ajo u mbajt në kushte të izolimit të plotë dhe, në shtator të vitit 2024, u deklarua e vdekur. Trupi i saj iu kthye Ukrainës pas marrëveshjes për shkëmbimin e të burgosurve në shkurt të vitit 2025. Trupi i saj kishte shenja të torturës dhe trajtimit çnjerëzor, që pasqyrojnë modelet e dhunës sistematike ndaj të burgosurve të luftës ukrainas. Kryeministri në detyrë tha se robër të luftës ukrainas, të kapur nga Federata Ruse, tashmë janë mbajtur më gjatë se sa ai vetë kur u mbajt i burgosur politik nga regjimi i Serbisë nga viti 1999, për dy vjet e shtatë muaj”, njofton Zyra e Kryeministrit.

Tutje, Kurti theksoi se, ndonëse vetë i mbijetoi dhunës, shumë qytetarë të Kosovës nuk patën të njëjtin fat.

“Solidariteti i popullit tonë me popullin ukrainas është krejtësisht i natyrshëm: ai buron nga qëndresa dhe mbijetesa jonë”, tha ai, duke shtuar se e njëjta ndjenjë solidariteti dhe mbështetje ndërkombëtare lidh Kosovën me popullin e Ukrainës në luftën e tyre për drejtësi dhe të drejta universale.

Instituti Mbretëror i Shërbimeve të Bashkuara është qendër studimesh ndër më të vjetrat në botë dhe më e madhja në Mbretërinë e Bashkuar në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Ajo ka si objektiv të informojë, të ndikojë dhe të forcojë debatin publik për të ndihmuar në ndërtimin e një bote më të sigurt dhe më të qëndrueshme.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort