Kryeministri i vendit Albin Kurti ka bërë prezantimin e programit qeverisës para deputetëve, derisa tha se për 55 ditë janë bërë punë të mëdha.
Kurti tha se për këto 55 ditë të qeverisjes së tij, kanë siguruar rreth 75 mijë vaksina, e që siç thotë ai deri në fund të muajit do të vijnë mbi 130 mijë vaksina, shkruan Reporteri.net.
“Sot duhet ta festojmë këtë standard që e kemi arritur së bashku e cila duhet të rritet me reforma të mëdha në mënyrë që fëmijët të ëndërrojnë më shumë. Shumë qytetarë që po na shohin pyetjet janë se kur do të shohin rezultate konkrete në drejtësi dhe në punësim por edhe kur do të çlirohemi nga ankthi I pandemisë. Sot janë bërë 55 ditë nga marrja e detyrës së qeverisë sonë dhe kemi bërë shumë punë. Prioritet më urgjent është menaxhimi i pandemisë dhe me marrjen e mandatit ne kemi hartuar një plan që së pari të ndalte trendin e rritjeve të rasteve. Pas 41 ditësh në hyrje në fuqi të masave të reja unë mund të raportoj se këto masa ishin të suksesshme, sot kemi një situatë krejt tjetër. Në këto 55 ditë kemi arritur të sigurojmë 74 mijë e 100 vaksina derisa në fund të këtij muaji do t’i emi mbi 142 mijë vaksina.”, tha i pari i ekzekutivit kosovar.





