LAJME

Kurti pret sot në takim këshilltaren për Siguri Kombëtare të Bidenit

Kurti pret sot në takim këshilltaren për Siguri Kombëtare të Bidenit
TV Prizreni
TV Prizreni
18 Mars 2022, 12:49

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të presë të premten pasdite në takim, këshilltaren për Siguri Kombëtare të presidentit të SHBA-së, Elizabeth Sherwood- Randall.

Lajmin e ka bërë të ditur zyra e Kryeministrisë, sipas së cilës, Kurti dhe Randall takohen në ora 16:00.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Sh.T. Albin Kurti, në ora 16:00 pret në takim znj.Elizabeth Sherwood-Randall, Këshilltare për Siguri Kombëtare e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden”, thuhet në njoftim.

Randall do të qëndrojë në Kosovë të premten si pjesë e një delegacioni nga Shtëpia e Bardhë, i cili do të pritet edhe nga presidentja, Vjosa Osmani.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika