LAJME

Kurti pret që brenda nëntë vjetësh, Kosova të hyjë në BE

Kurti pret që brenda nëntë vjetësh, Kosova të hyjë në BE
TV Prizreni
TV Prizreni
15 Dhjetor 2022, 13:44

Kryeministri Albin Kurti e ka dorëzuar sot aplikacionin për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.

Në një konferencë për media së bashku me ministrin e Jashtëm të Çekisë, Mikulash Bek, Kurti ka thënë se është i vetëdijshëm se rruga deri te anëtarësimi i plotë i Kosovës në BE është e gjatë.

Ai ka përmendur disa shembuj të shteteve që tashmë janë anëtare të BE-së dhe e ka përmendur periudhën nëntë vjeçare si një periudhe mesatare dhe e arsyeshme për Kosovën.

“BE-ja është destinacion që synojmë dhe fati që përqafojmë. BE-ja paraqet punën e zellshme që duam të gëzojmë. Që nga momenti kur dorëzohet aplikacioni deri te pranimi janë nevojitur afate të ndryshme për vende të ndryshme”.

“Suedia dhe Finlanda 3 vjet, Malta 14 vjet, një mesatare prej 9 vjetësh. Është reale për Kosovën që të paguajë këtë kohën mesatare”.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika