LAJME

Kurti pret në takim Latifin, e falënderon për punën si ministër

Kurti pret në takim Latifin, e falënderon për punën si ministër
TV Prizreni
TV Prizreni
7 Tetor 2022, 15:58

Kryeministri Albin Kurti e ka pritur në takim Rifat Latifin, i cili dha dorëheqje të enjten nga pozita e ministrit të Shëndetësisë.

“Kryeministri Kurti shprehu mirënjohje për punën, angazhimin dhe kontributin e tij. Ai falënderoi Dr. Rifatin që nuk ka kursyer jo vetëm dijen e përvojën e tij, por edhe kontaktet e shumta ndërkombëtare, për ta ndihmuar e avancuar sektorin dhe sistemin e shëndetësisë në Kosovë”, thuhet në kumtesë, përcjell KlanKosova.tv.

Latifi në anën tjetër ka shprehur gatishmërinë e tij dhe është zotuar për vazhdim të mbështetjes si profesionist, akademik e qytetar, sidomos në projektet e filluara tanimë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika