LAJME

Kurti pret në takim ambasadorin Abbott, diskutohet për çështjet e sigurisë

Kurti pret në takim ambasadorin Abbott, diskutohet për çështjet e sigurisë
TV Prizreni
TV Prizreni
30 Maj 2022, 19:23

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott.

Në këtë takim thuhet të jetë diskutuar për marrëdhëniet shumë të mira bilaterale ndërmjet dy vendeve dhe mundësitë e intensifikimit të mëtejmë të bashkëpunimit, në veçanti në fushën e ekonomisë, kulturës dhe sundimit të rendit e ligjit.Duke biseduar për çështjet e sigurisë u theksuan sfidat që vijnë nga agresioni rus në Ukrainë dhe lufta e zgjatur shkatërrimtare.

“Duke shprehur mirënjohjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës për ndihmën dhe përkrahjen që Mbretëria e Bashkuar ia ka dhënë Kosovës, kryeministri Kurti ritheksoi përkushtimin për thellim të mëtejmë të partneritetit dhe aleancës së ndërsjelltë.”, thuhet në njoftimin për media.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika