Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot në zyrën e tij Imamin e Qabesë, Dr. Bandar Baleela, i cili po qëndron për vizitë në Kosovë.
Duke diskutuar rreth marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Arabisë Saudite, u theksua se raportet dypalëshe po zhvillohet gjithnjë e më shumë.
“Kryeministri shprehu mirënjohjen e tij dhe popullit të Kosovës për mbështetjen e Arabisë Saudite dhe popullit të Arabisë Saudite ndaj Kosovës në periudhat më të vështira të saj dhe theksoi përkushtim për të afruar më shumë popujt përmes bashkëpunimit në fushat e turizmit, arsimit, ekonomisë dhe kulturës”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.






