Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim delegacionin e iniciativës “America250”, një projekt dypartiak i themeluar nga Kongresi amerikan me rastin e shënimit të 250-vjetorit të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, në takim është diskutuar për zhvillimet dhe përparimin e Kosovës në vitet e fundit, si dhe për thellimin e bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në fusha strategjike si politika e jashtme, energjia, mbrojtja dhe siguria.





