Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në 25 vjetorin të ditës së Çlirimit të Kosovës, ka pritur në takim presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, të cilin e ka falënderuar për kontributin e Shqipërisë para, gjatë dhe pas luftës në Kosovë.
Gjatë takimit me të parin e shtetit shqiptar, Kryeministri Kurti ka thënë se Kosova është përjetë falënderuese për kontributin e Shqipërisë.
“Shqipërisë i jemi falënderues për jetë për gjithë kontributin e saj para luftës, gjatë luftës e pas luftës. Sot e kësaj dite dhe presidenti i Shqipërisë Begaj është gjithmonë i mirëseardhur duke qenë edhe ushtarak edhe mjek e di shumë mirë 12 qershorin e 1999 dhe të falënderoj nga zemra”, ka thënë Kurti, transmeton KP.





