Albin Kurti e ka pranuar edhe zyrtarisht detyrën e kryeministrit të Kosovës nga Avdullah Hoti.
Pranim-dorëzimi i detyrës është bërë me ceremoni zyrtare derisa mediat kanë marrë pamje nga momenti kur është bërë dorëzimi i detyrës së kryeministrit në Qeveri.
Një orë e gjysmë pas pranimit të detyrës, Kurti është bërë e ditur se do të mbajë mbledhjen e parë të Qeverisë.
Pas mbledhjes së Qeverisë, Kurti do të vizitojë kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Ndërsa, pasdite i njëjti takohet me ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.
Albin Kurti është emëruar dje kryeministër duke marrë 67 vota të deputetëve të Kuvendit.