Presidenti i Konfederatës Zvicerane, Guy Parmelin, në emër të Këshillit Federal të Konfederatës Zvicerane, ka uruar Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për detyrën e kreut të ekzekutivit.
Kurti pranon urime nga Presidenti i Zvicrës: Falë diasporës, vendet tona janë të lidhura fort

“Marrëdhëniet shumë të mira dhe miqësore ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës janë të bazuara në besim të ndërsjellë, ka shkruar presidenti Parmelin. Ai ka thënë se falë diasporës së rëndësishme kosovare në Zvicër, dy vendet janë të lidhura fort edhe në aspektin njerëzor dhe kulturor. Prosperiteti i Ballkanit Perëndimor është interes i yni i përbashkët, prandaj edhe vendi im ka qenë për shumë vite shumë i angazhuar në një gamë të gjerë të programeve të bashkëpunimit me qëllim zhvillimin dhe mbështetjen e paqes”, thuhet në urimin e tij.
Në fund, Presidenti i Zvicrës ka shkruar se pret që bashkëpunimi i mirë mes dy vendeve të vazhdojë”, thuhet në njoftimin e nga Zyra e Kryeministrit dërguar mediave.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

